Zoran Zaevi me largimin e tij nga posti i kryeministrit mund ti faleminderohet edhe ministrave të BDI-së, duke i larguar nga postet ministrore në Qeverinë teknike. Kjo bëhet e ditur nga portali Plusinfo, e cila paralajmëron këtë skenarë, përcjell INA.
Sipas këtyre paralajmërimeve, vendet e ministrave të BDI-së do të plotësohen nga kuadro të PDSH-së dhe Alternativës, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës. Plusinfo citon edhe një deklaratë të dhënë mbrëmë nga deputeti i BDI-së, Artan Grubi i cili nënvizoi se koalicioni funksionon në kushte normale.
Për raportet brenda koalicionit qeveritar, LSDM-ja do të diskutojë deri në fund të javës dhe më pas do të jetë më e qartë nëse formimi i qeverisë teknike e cila do t’i zbatojë zgjedhjet do të thotë edhe ndërprerje e bashkëpunimit mes LSDM-së dhe BDI-së.