Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Atlantik të Veriut (NAC) në formatin e shefave të diplomacive, që do të jetë pjesëmarrja e parë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një seancë të Aleancës, si vend-anëtar i plotfuqishëm i NATO-s..
Pas anëtarësimit zyrtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO më 27 mars të vitit 2020 dhe pas ceremonisë së ngritjes së flamurit maqedonas në seli dhe komandat ushtarake të NATO-s, takimi i sotën është ngjarja e parë punuese e ministrit Dimitrov, ku do të marrë pjesë aktive në diskutimin për çështje prioritare dhe aktivitetet e Aleancës.