3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajme“Ping-pong” me fatin e nxënësve të Bërnjancës, LSDM ua ndalon hyrjen në...

“Ping-pong” me fatin e nxënësve të Bërnjancës, LSDM ua ndalon hyrjen në shkollë, pushtetarët shqiptarë të pafuqishëm

Nxënësit e fshatit Bërnjancë , as këtë vit nuk nisën ditën e parë të shkollës si bashëkmoshatarët e tyre….

Nxënësit e fshatit Bërnjancë, as këtë vit nuk nisën ditën e parë të shkollës si bashëkmoshatarët e tyre. Ata nuk mund ta ndjekin mësimin në shkollën që e kanë vetëm disa hapa larg e që menaxhohet nga komuna e Gazi Babës, pasi kryetari I komunës, çdo vit gjen arsyje për të mos lejuar shfrytëzimin e objektit shkollor prej tyre. Si pasojë, rreth 60 nxënës detyrohen të udhëtojnë rreth 3km rrugë për të shkuar deri në Haraçinë. Prindërit janë të vendosur që sivjet të mos i lënë të shkojnë aq larg.

“Aty e kemi shkollën afër, ne nuk jemi kundër maqedonasve, ne kemi bashkëpunim me ato dhe I kemi fqinj…

Këtu në Haraçinë po kemi probleme dimrit, qentë po i han fëmijët dhe duhet familjarët të angazhohen gjatë tërë ditës në shkoll për t’i dërguar dhe pritur fëmijët”…

“Unë nuk i çoj fëmijët pa u hap shkolla në Bërnjancë, fëmijët tanë a nuk janë fëmijë sikur tjerët”…

“Fëmijët tanë traumatizohen nga frika që ju kansoet gjatë 3 kilimoterave për të ardhur të bëjnë mësimin këtu, ne kërkojmë zgjidhje për këta fëmijë përndryshe ndoshta do të shkoj i gjithë viti dhe fëmijët nuk do ti lëshojmë në shkollë.”, thane prindërit.

Drejtori i shkollës fillore në Haraçinë, Azam Aki akuzon kryetarin e komunës së Gazi Babës për diskrimim etnik, me moslejimin e shfrytëzimit të objektit të shkollës “Kërsto Misirkov” nga nxënësit shqiptarë të Bërnjancës.

“Kemi bërë kërkesat të një pas njëshme mirëpo kryetari I komunës së Gazi Babes nuk e di çfarë mendon për këto nxënës. Këto janë banorë të atjeit, shtëpitë i kanë blerë prej maqedonasve. Kur atyre ju takon të mësojnë në atë shkollë, përse neve nuk na takon. Disa vite më herët edhe në këtë shkollë kanë mësuar nxënës maqedonas dhe nuk kemi pasur asnjë arsyje të jemi kundër tyre.”, tha Azam Aki, drejtor i Sh. F. “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Kryetari i Gazi Babës, Boris Georgievski refuzon të përgjigjet për këtë problematikë. Pak ditë më parë arsyetoi vendimin për të mos lejuar shfrytëzimin e shkollës, siç tha, për shkak të protokolleve anti covid në fuqi. Teksa Georgievski edhe sivjet doli me arsyetim të ri për të pamundësuar që nxënësit shqiptarë të mësojnë në objekti pak metra larg shtëpive, këta nxënës aktualisht do të mbeten pa mësim e përgjegjësia do të hidhet nga një institucion në tjetrin.

ZEKIRJA MEXHITI

http://al.mrt.com.mk/node/92200

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments