7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeIDRIZOVË: NXËNËSIT BOJKOTOJNË MËSIMIN

IDRIZOVË: NXËNËSIT BOJKOTOJNË MËSIMIN

PRINDËRIT: FËMIJËVE U MOHOHET E DREJTA TË MËSOJNË SHQIP, SHKELET MARRËVESHJA


Nxënësit shqiptarë të shkollës “Petar Petroviq– Njegosh”, nuk iu përgjigjen thirrjes së ziles së një shtatorit, në vend që të ulen në bankat shkollore, ata bojkotojnë mësimin duke kërkuar paralalen shqipe për klasat e gjashta deri të nëntën. Në shenjë solidarizimi me këta nxënës, rreth 80 nxënës shqiptarë të kësaj shkolle nga klasa e parë deri të gjashtën sot kanë bojkotuar mësimin. Bojkotit I bashkangjiten edhe dy paralele në fshatin Ognjancë.

BAJRAM BEJTA, KËSHILLI I PRINDËRVE

“ Shkollë në të cilën ju mohoet e drejta shqiptarëve që të arsimohen në gjuhën e tyre amtare, e drejtë e garantume me ligj, e drejtë e garantuar me marrëveshjen e fundit e nënshkruar mes prindërve dhe kryetarit të Gazibabës, ku garantohet që çdo gjeneratë që e përfundon klasën e pestë, do ta vazhdon klasën e gjashtë në gjuhën shqipe në këtë shkollë, në Petar Petroviç- Njegosh, derisa të përfundohet ndërtimi I shkollës së re në Idrizovë”

Në nenin e pestë të marrëveshjes së arritur vite më parë mes banorëve dhe kreut të Gazibabës parashihej që derisa nuk përfundon ndërtimi I shkollës së re në Idrizovëtë gjithë nxënësit e Idrizovës do ta vazhdojnë arsimin e tyre në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Njegosh”- Jurumleri, komuna e Gazibabës.

PRIND

Fëmija im duhet të del sot në klasën e gjashtë por fatkeqësisht në këtë shkollë nuk na lejojnë me vazhdu klasën e gjashtë deri në klasën e nëntë. Përçka nuk e di, veç ata e dijnë… Sot çdo prind është më I rahatuar se fëmijët I shkojnë në shkollë, por sot ne që duhet t’I përcjellim fëmijët në klasën e gjashtë ne nuk kemi ku t’I përcjellim..”

PRIND

“Edhe unë djalin e kam në klasë të gjashtë dhe duhet ta dërgoj siç po thonë në Ognjancë, unë kam dëshirë që djali të jetë këtu, që ka mësuar deri më tani…. Fëmiu ka dëshirë të shkojë në shkollë të mësojë, tash dy vjet që ishte korona, edhe këta do të duhet të mësojnë.”

Nxënësit të cilët mezi kanë pritur të ndjekin mësimin thonë se e kanë të vështirë të bojkotojnë mësimin, por dëshira për të mësuar shqip në atë shkollë është akoma më e madhe.

NXËNËSE

“Kërkesa ime është të happet shkolla deri në klasën e nëntë që të mos udhëtojmë nëpër shkolla tjera….E kam prit me shumë qef që ka mu hap këtu shkolla dhe të shkojmë në shkollë për të mësuar më mirë.”

NXËNËS

“Po du të hapet klasa deri në klasën e nëntë në shqip, që të mos shkoj nëpër shkolla tjera, pastaj të kemi rrezik.  ”

MILA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Në Gazibabë, komunën e Gazibabës ka procedurë për përgatitje të projektit për atë shkollë, projekt deri te ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka deri sot, kur të tejkalohen të gjitha punët teknike, dokumentim, miratim të ndërtimit dhe kështu me rradhë, nuk do të ketë asnjë problem që ministria të veprojë ndaj ndërtimit të shkollës.”

Por paraprakisht kryetari I Komunës së Gazibabës fajin e ka hedhur tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ai në një prononcim për mediat më 27 korrik të këtij viti pati deklaruar se dokumentacioni është gati, se duhet të pritet ribalanci I buxhetit. Banorët e Idrizovës paralajmërojnë protesta nëse kërkesa e tyre nuk pranohet. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments