15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmePesë parti të koalicionit me LSDM -në, kushtëzojnë mbështetjen e tyre për...

Pesë parti të koalicionit me LSDM -në, kushtëzojnë mbështetjen e tyre për qeverinë.Tre muaj afat për Kovaçevskin.

Nëse brenda tre muajve nuk miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pesë partitë e vogla me deputetët e tyre paralajmërojnë se do të anulojnë mbështetjen e Qeverisë.

Me këtë paralajmërim, Qeveria e Kovaçevskit ende pa filluar po përballet me kushte, ose me rrëzimin e saj, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Deputetët nga pesë partitë më të vogla në koalicionin qeverisës kërkojnë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratohen brenda tre muajve.

Ata propozojnë që Maqedonia e Veriut të jetë një njësi zgjedhore, me modelin proporcional dhe pa prag zgjedhor.
Më 12 janar, ata i kanë dorëzuar kërkesë kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, që sa më shpejt të caktohet seancë plenare për të diskutuar propozimin për ndryshime në Kodin Zgjedhor, që e kanë deponuar në Kuvend 11 muaj më parë.

“Nisur nga rëndësia e ligjit, ne insistojmë që të caktohet një seancë plenare sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të hapet një debat për projektligjin. Me ndryshimet, propozohet që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë një zonë zgjedhore, me model proporcional zgjedhor dhe pa prag”, thuhet në kërkesën e nënshkruar nga deputetët Pavle Trajanov (DS), Maja Moraçanin (DOM), Monika Zajkova dhe. Bobi Mojsoski (LDP), Ljupço Ballkoski (VMRO-NP) dhe Bejxhan Iljas nga DPT.

Nëse brenda tre muajve nuk miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ata njoftojnë se do të thotë fundi i mbështetjes së tyre ndaj qeverisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments