16.7 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmePërfundoi ora më e gjatë policore në vend

Përfundoi ora më e gjatë policore në vend

Sot në mëngjes, respektivisht prej orës 05:00 tashmë ka përfunduar ndalesa më gjatë për lëvizje në tërë territorin e shtetit, e cila filloi të premten ora 16:00 dhe zgjati plot 85 orë. Policia gjatë kësaj periudhe ka arrestuar disa persona të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes dhe për to do të deponohen padi penale përkatëse.

Ora policore prej sot vazhdon sikur javën e kaluar, në ditët e punës nga ora 16 pasdite deri në orën 5 të mëngjesit ditën e nesërme . Në fuqi është ndalesa për grupim të më shumë se dy personave, përveç për prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeçare. Më të moshuarve prej moshës 67 vjeçare u është lejuar të dalin jashtë shtëpisë prej orës 10-12, ndërsa të rinjve deri në moshën 18 vjeçare prej orës 13-15. Pronarët e qenve mund t’i nxjerrin jashtë manarët e tyre prej orës 20-20:30, dhe të mos jenë më larg se 100 metra nga objekti ku jetojnë.

Lëvizja gjatë orës policore u është lejuar vetëm kategorive të qytetarëve të cilët kanë obligime të punës dhe të cilët posedojnë leje që i jep Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Autobusët në NQP Shkup dhe transportuesit privatë prej sot vazhdojnë të qarkullojnë në dy turne, gjegjësisht nga ora 5 deri në orën 9, dhe nga ora 13 deri në orën 16. Siç bëjnë të ditur nga NQP, autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës, me përjashtim të linjave 9, 19, 20 dhe 23 të cilat do të qarkullojnë me itinerar të reduktuar të ditës.

Kryeministri Oliver Spasovski paralajmëroi se po bëhet plan serioz për atë si dhe në cilën mënyrë pas 1 majit të fillohet me lehtësim të disa masave të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetës në normalitet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments