20.5 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmePËRDORNI RRIPAT E SIGURIMIT

PËRDORNI RRIPAT E SIGURIMIT

Rripi i sigurimit është grup rripash me butonin e sigurimit, pajisje e rregullimit dhe lidhëse që mund të lidhen në automjet dhe është i projektuar për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të personit që e mban në rast të përplasjes ose ngadalësimit të papritur, duke kufizuar lëvizshmërinë e trupit të personit që e mban.
Jo vetëm shoferi, por edhe çdo pasagjer në automjet duhet të përdor rripin e sigurimit. Përfitimet e përdorimit të rripit të sigurimit janë:
• siguron mbrojtje në rast të ndalimit të papritur të automjetit ose në rast të aksidentit në komunikacion,
• e zvogëlon mundësinë e vdekjes ose lëndimit serioz në aksidentin në komunikacion,
• parandalon nxjerrjen e pasagjerëve nga automjeti në rast të aksidentit në komunikacion ose përmbysjes së automjetit;
• ndikimi i kombinuar i rripit të sigurimit dhe jastëkut të ajrit e rrit sigurinë e pasagjerëve.
Rripat e sigurimit konsiderohen efektivë nëse janë të lidhur siç duhet në automjet dhe nëse përdoren si duhet. Për këtë arsye, KRSKRR-ja rekomandon:
• shoferi, sapo të ulet në automjet, të vendos rripin e sigurimit,
• shoferi t’u sugjerojë të gjithë pasagjerëve në automjet që t’i përdorin rripat e sigurimit në çdo ndenjëse ku janë të instaluar;
• shoferi mos të fillojë të vozit automjetin nëse pasagjerët nuk i vendosin rripat e sigurimit,
• rripi i sigurimit gjithnjë të jetë i rregulluar në lartësinë e duhur, të pozicionohet në mënyrën që rripi diagonal të mos e prekë qafën dhe të kalojë saktë mbi supe,
• gjithnjë të përdoret rripi i sigurimit, pavarësisht nëse automjeti është i pajisur me jastëkët e ajrit.

KRSKRR-ja bën thirrje: Sapo shoferi të ulet në automjet, duhet të vendos rripin e sigurimit. Asgjë nuk është më e rëndësishme se siguria! Kjo është arsyeja pse u rekomandojmë shoferëve dhe pasagjerëve të përdorin rripin e sigurimit dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion!
VOZIT ME PËRGJEGJËSI! VENDOS RRIP TË SIGURIMIT!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments