7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmePër të dytën herë u mbajt “Parada e krenarisë” në Shkup

Për të dytën herë u mbajt “Parada e krenarisë” në Shkup

Parada e dytë e krenarisë në Shkup filloi në mesditë me marsh nga parku “Gruaja luftëtare”, dhe vazhdoi nëpër qendrën e qytetit, përmes Qeverisë deri te Parku i qytetit.

Qytetarët në grupmosha të ndryshme me flamuj “Skopje Pride“ janë pjesë e marshit, ndërsa në disa transparenta lexonte “Porosia jonë është më e fuqishme kur zërat tanë janë të bashkuar”, “Dashuri jashtë mureve”…
Parada është parashikuar të përfundojë te Guaca në Parkun e qytetit, ndërsa organizator i ngjarjes është Rrjeti nacional kundër homofobisë dhe transfobisë.

Këtë vit motoja e Paradës së krenarisë është “Jashtë mureve”. Skopje Prajd është ngjarje nga dhe për komunitetin e LGBT-së, por edhe për të gjithë mbështetësit në luftën për trajtim të barabartë të të gjithë njerëzve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments