15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmePër blerje në internet qytetarët e Maqedonisë së Veriut harxhuan 550 milion...

Për blerje në internet qytetarët e Maqedonisë së Veriut harxhuan 550 milion euro

Gjatë vitit 2022 vlera e përgjithshme e transakcioneve të realizuara për blerje në internet është rreth 550 milion euro dhe krahasuar me vitin 2021 është shënuar rritje prej 25 për qind. Nga Asociacioni për tregti elektronike thonë se këto shifra i përfshijnë vetëm transakcionet e realizuara me kartelë dhe jo blerjet që pagesa bëhet pas pranimit të porosisë.

“Tani nëse e shohim këtë 550 milion euro, bëhet fjalë për rritje prej 25 përqind, krahasuar me vitin 2021. Pra vlera e përgjithshme e transakcioneve të realizuara online. Sa i përket vlerës së transakcioneve të realizuara ndaj tregtarëve të brendshme ose sa është blerë nga tregtarët vendorë, nga qytetarë vendas apo të huaj, vërejmë se ka rritje prej 18 përqind ose gjithësej 394 milion euro nga gjithësej këto 550. Poashtu rritje tek numri i transaksioneve online vërehet rritje prej 14 përqind, nëse e shohim se rritja e numrit të transakcioneve nuk është aq i madh krahasuar me vlerën, kjo tregon se rritet vlera mesatare e transaksioneve të bëra online”, tha Nina Angelovska, Asociacioni për tregti elektronike.

Angelovska thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes me tregtinë ilegale, të lexojnë rekomandimet, respektivisht të verifikojnë nëse janë verifikuar si tregtarë elektronik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments