10.7 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmePendarovski tregon pse nuk e dekreton Ligjin për Lojërat e Fatit /...

Pendarovski tregon pse nuk e dekreton Ligjin për Lojërat e Fatit / “Edhe Gir më tha se po keqpërdoret flamuri europian”

Presidenti i Stevo Pendarovski, pasi refuzoi nënshkrimin e dekretit për Ligjin për kazinotë dhe bastoret, thotë se i njëjti duhet të kalojë në Kuvend në procedurë të rregullt. I pari i shtetit tha se nuk e konteston ligjin, por vlerëson se mënyra e sjelljes së ligjit është joadekuate, pasi kur të përdoret flamuri europian, duhet të ketë direktivë precize që kur është sjellë, dhe në këtë rast e njëjta mungon. Pendarovski thotë se për këtë çështje ka folur edhe me ambasadorin e BE-së.

Para disa ditëve erdhi te unë euroambasadori Gir dhe thotë kjo është edhe një keqpërdorim në seri e flamurit europian. Do të thotë askush nuk e konteston nëse ligji është i mirë apo i keq, thotë nuk duhet të keqpërdoret flamuri europian. Nëse duam të shkojmë në BE, duhet që para se të bëhemi anëtar, të sillemi si europianë të vërtetë, thotë kjo është në mënyrë ballkanike”, tha Stevo Pendarovski, president.

Vendimin e Pendarovskit BDI e quajti për keqardhje. Arsyetimin se qenka “keqpërdorur” flamuri europian për miratimin e ligjit, integristët e quajnë “përrallë mbas darke”. Shtojnë se nuk do të dorëzohen në këtë betejë dhe se janë të bindur se të gjithë deputetët me ndërgjegje të pastër janë në anën kundër bastoreve dhe kazinove.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments