11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmePENDAROVSKI: Të rinjtë duhet të jenë më të zëshëm dhe t’i përkujtojnë...

PENDAROVSKI: Të rinjtë duhet të jenë më të zëshëm dhe t’i përkujtojnë politikanët se funksionet i kanë të përkohshme

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 15 Shtatorit – Ditës ndërkombëtare të demokracisë, dërgoi mesazh duke inkurajuar qytetarët, veçanërisht të rinjtë, të jenë aktivë dhe të zëshëm midis zgjedhjeve dhe vazhdimisht t’i përkujtojnë politikanët për rolin e tyre të përkohshëm si funksionarë dhe në atë që vendosin në emrin e qytetarëve.

Mesazhi u publikua si pjesë e iniciativës Res Publica.

“Ne kemi hyrë në një demokraci formale në vitin 1991 ndërsa bota, veçanërisht ajo perëndimore, është atje për shekuj me radhë. Unë besoj se shumica dërrmuese e qytetarëve do të bien dakord që rezultatet e tranzicionit tonë demokratik janë të pakënaqshme, procesi është i gjatë dhe i vështirë,  shpesh kthehemi prapa.

Çështja kryesore është si ta shkurtojmë dhe ta bëjmë më të lehtë për njerëzit tanë, duke ditur që kemi vetëm një jetë në dispozicionin tonë. Propozoj, së pari, përmes disa shembujve të përgjithshëm të shohim çka është, e çka nuk është demokraci për të përkufizuar më lehtë kauzën tonë të përbashkët”, thotë Pendarovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments