9.8 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmePendarovski / Për momentin nuk është e nevojshme shpallja e krizës në...

Pendarovski / Për momentin nuk është e nevojshme shpallja e krizës në të gjithë vendin

Këshilli i Sigurisë Kombëtare vlerëson se, për momentin, nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin si pasojë e virusit korona. Presidenti Stevo Pendarovski i cili bëri të ditur vendimin e Këshillit tha se nëse ka nevojë gjatë ditëve të ardhshme, Këshilli do t’i propozojë Qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës edhe në komuna të tjera. Pendarovski tha se vendi po menaxhon gjendjen më mirë se vendet tjera të rajonit dhe apeloi tek qytetarët që me përpikmëri të zbatojnë masat duke e bërë të ditur se kriza do të zgjasë edhe për shumë kohë.Nuk duhet të shpejtojmë me shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin për të paktën dy arsye. E para, nuk ka nevojë dhe të gjithë institucionet kompetente natë e ditë e monitorojnë gjendjen në terren dhe reagojnë. E dyta, është e qartë gjithkund në botë se kriza do të zgjasë. Kriza nuk është këtu për një javë ose dy dhe ne duhet që resurset t’i drejtojmë te nevojat dhe rreziqet reale. Dua të drejtoj, në emër të Këshillit, apel tek qytetarët t’i respektojnë në mënyrë të përpiktë të gjitha masat e zbatuara- tha Stevo Pendarovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments