13.7 C
Tetovo
E martë, 14 Maj, 2024
BallinaLajmePendarovski: Nuk e kuptoj nevojën për referendum/ Opozita e akuzon presidentin se...

Pendarovski: Nuk e kuptoj nevojën për referendum/ Opozita e akuzon presidentin se po reteron nën presion të pushtetit

Kreu i shtetit Stevo Pendarovski në intervistën e djeshme në Kanal 5 tha se është kundër referendumit, pasi ditë më parë deklaroi se marrëveshjet dypalëshe me Greqinë dhe Bullgarinë janë boshti për të ecur drejt Evropës dhe se nëse dikush dëshiron mos-ekzistencën e këtyre marrveshjeve, atëherë do të ishte e drejtë që pyetja e referendumit të jetë: “A doni të shkoni në BE me këto kushte?” Unë nuk e kuptoj kërkesën e tyre për t’u deklaruar në referendum dhe mendoj se është çështje manipulimi, po mundohen të bëjnë formulim të pikës 4, paragrafin 5, do ta kontestojnë, ndërsa këto janë marrëveshja e Prespës dhe marrëveshja bullgare, pa të cilat nuk ka NATO dhe BE, tha Pendarovski intervistën e djeshme.

“Por çfarë bën Mickoski? Ai ka nevojë për mobilizim politik, që t’i mbajë njerëzit e tij të mbledhur në periudhën e ardshme, duke iu thënë se veç që nuk e kemi rrëzuar Qeverinë dhe se do të bëhet në periudhën e ardhshme, të hënën e ardhshme, dhe kështu me radhë, që është legjitime si opozitë. Dhe thotë edhe Pendarovski e mendon të njëtën gjë. Jo, unë mendoj si në vijim, mendoj se është e drejtë që VMRO-DPMNE dhe Levica të përcaktohen publikisht para popullit maqedonas për atë se çfarë janë realisht – parti politike anti-evropiane. Nëse është pyetja, nëse ai mendon se duhet të ketë një pyetje të tillë, vetëm një pyetje është e rëndësishme për mua – A dëshironi që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, kjo është e gjitha”- deklaroi Stevo Pendarovski-President.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments