12.5 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeMickoski: Populli është sovran dhe vetëm ai vendos

Mickoski: Populli është sovran dhe vetëm ai vendos

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski thotë se partia e tij nuk heqë dorë nga qëndrimi për mbajtjen e referendumit, pasi që, siç thotë, populli është sovran në shtet dhe vetëm ai mund të vendos nëse dëshiron të shkojë në BE nën kushte të tilla.“Jo, nuk do të heqim dorë. Pse ne të heqim dorë nga idea për referendum. Shihni tani, vetëm për një kryeministër jolegjitim është jorelevant mendimi i popullit. Nëse ju jeni kryeministër, i cili është zgjedhur nga ana e popullit, atëherë do të kuptoni se mendimi i popullit është i pacënueshëm, ai është më relevanti. Por, pasi ai është vendosur aty dhe është jolegjitim dhe për këto shkaqe ai vlerëson dhe thotë se për të është jorelevant mendimi i popullit”, deklaroi Mickoski për lajmet në Kanal 5.

Çështja e referendumit, sipas tij, mund të kristalizohet deri në shtator, deri kur do të zhvillohen bisedat me partnerët e koalicionit dhe kur deputetët do të kthehen nga pushimet, dhe edhe pse nuk ka pëlqim nga pushteti për mbajtjen e referndumit, Mickoski thotë se ai mund të realizohet nëse mbledhen 150 mijë nënshkrime të qytetarëve ose me kërkesë të 30 deputetëve.

Bazë e mirë për pyetje, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, është nëse qytetarët dëshirojnë në BE me kushte të tilla dhe në bazë të kësaj mund të arrihet konsenzus se si ajo duhet të jetë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së thotë se nën rrethanat e tashme, ai dhe partia e tij nuk do të japin përkrahje për ndryshimet kushtetuese për vendosjen e bullgarëve në aktin më të lartë shtetëror.“Nën këto rrethana, pa dallim nëse jemi pushtet, apo opozitë, nuk kemi për qëllim ta ndryshojmë vendimin tonë, derisa nuk marrim kushte evropiane dhe kornizë negocuese evropiane, të paktën çfarë ka marrë Shqipëria”, tha mes tjerash Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments