3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePendarovski e vazhdoi edhe për një muaj gjendjen e jashtëzakonshme për shkak...

Pendarovski e vazhdoi edhe për një muaj gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të virusit korona

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, e ka vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme për gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të krizës me virusin korona,

Seanca e Këshillit të Sigurisë po mbahet pa praninë e kryeministrit Oliver Spasovski, zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ata e kanë anuluar pjesëmarrjen pas marrjes së lajmit se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është infektuar me virusin korona, ndërkaq dje ata kanë pasur takim me atë.

Në këtë Seancë, përfaqësuesit e tjerë të Qeverisë pritet që ta dorëzojnë raportin e miratuar në Seancën 41-të të saj, ku propozohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme, duke argumentuar se masat e marra kanë qenë të suksesshme.

Prej Qeverisë, po merr pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministri i Punëve të Jashtme dhe Nikolla Dimitrov. Në seancë gjithashtu është edhe kryeparlamentari, Talat Xhaferi.Mungoi zv/kryeministri Bujar Osmani për shkak të kontakteve me të infektuarit Dimitrievski kryetar i Kumanovës

Ndryshe, Pendarovski ka sqaruar dje, se të enjten është dita e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai paralajmëroi se do të ftojë këshillin e sigurisë për të diskutuar në lidhje me masat e deritanishme dhe ato që pasojnë. Sipas tij, gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet edhe për 30 ditë tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments