19.1 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmePDSH: Bilall Kasami përbuz punëtorët e Ndërmarrjeve Publike-Tetovë”

PDSH: Bilall Kasami përbuz punëtorët e Ndërmarrjeve Publike-Tetovë”

Me këto pamje jo vetëm qytetarët e Tetovës por edhe opinioni më i gjërë mund ta shohë se ky ish deputet i partisë maqedonase dhe menaxhuesi i tashëm i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami përveç që është totalisht i paaftë është edhe tmerësisht i ligë.

Ti lësh 5 muaj pa rroga me qindra punëtor të ndërmarrjeve publike të komunës së Tetovës do të thotë ti lësh pa bukë dhe pa kushte elementare për jetesë qindra familjarë të këtyre punëtoreve dhe na del Bilalli me zgërdhinje duke i pyetur ato “Sa rroga doni?”
Bilall këta punëtor pa 5 pagat mujore që ju takojnë nuk janë lypsar por kërkojnë atë që ju takon.
Bilall përbuzja dhe tallja yte që ju bën këtyre punëtorëve, hallexhinjë është jo vetëm e patorelueshme, e pamoralshme, e poshtër por ti je i obliguar me ligj që në kohë t’ua sigurojsh pagat.

Kjo sjellja jote Bilall ndaj këtyre punëtorëve që i dënon duke u’a marrë bukën e gojës, iriton me të drejtë çdo qytetar e veçmas Tetovarët.

KJO LIGËSI E Bilallit Kasamit nuk përfundon këtu-Bilalli me vite të tëra nuk u’a paguan sigurimet shëndetësore qindra punëtorëve të ndërmarrjeve publike edhe pse me ligj ky far menaxhuesi i Komunës së Tetovës përveç që dëshiron ti lë pa bukë ai në mënyrë të drejtëpërdrejtë këtyre punëtoreve dhe familjarëve të tyre u’a ndalon edhe përkujdesjen shëndetësore. Edhe njëherë Bilall ta rikujtojmë nese nuk e din mësoje. Ti Bilall e ke obligim ligjor ti kryejsh pagesat për kontributet për përkujdesje shëndetësore dhe pagat këtyre punëtorëve. Pikë.
Bilalli përveç si ish deputet i një partie maqedonase, bekuesi i Kryqit në Kodër të Diellit, si menaxhuesi më i paaftë i Komunës së Tetovës publikisht shfaq ligësinë e tij me hallet dhe dertet e punëtorëve.
Ftojmë Tetovarët që me votën e tyre masive për Frontin Europian me numër 4, këto Bilallat ti largojmë nga skena Politike” thotë Visar Palloshi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments