7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmePDK: Qeveria Kurti po e mohon historinë e re të Kosovës, ministrja...

PDK: Qeveria Kurti po e mohon historinë e re të Kosovës, ministrja Gërvalla-Schwarz përqafoi narracionin serb dhe rus

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka mbajtur sot konferencë për media ku ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti dhe presidentes për të mohuar historinë më të re të Kosovës, trashëgiminë politike dhe vlerat kombëtare

“Ky pushtet është larguar nga politika e jashtme e koordinuar me miqtë tonë perëndimor dhe është përafruar me narracionin e Rusisë dhe Serbisë. Imazhi që këta qeveritarë, këta mohues të shtetit tonë janë duke portretizuar nëpër botë për vendin, është një Kosovë pa histori, pa shpalljen e pavarësisë, pa Kosovën e njohur nga 117 shtete, pa Kosovën e anëtarësuar në mbi 60 organizata ndërkombëtare, pa UÇK-në, pa luftën tonë çlirimtare, pa sakrifica, pa suksese dhe pa vlera shtetërore. Ministrja e Jashtme e Kosovës, e verbuar nga inatet politike nuk tha asnjë fjalë për njohjen e Kosovës nga Izraeli. Këshilli i Sigurimit është terren për afirmim të shtetësisë së Kosovës dhe jo përkrahje të naracionit rus dhe serb për Kosovën. Pa ia kërkuar askush, Donika Gërvalla-Schwarz  foli zi e terr në sytë e botës së si Kosova është e pushtuar nga krimi dhe korrupsioni.”, ka thënë ajo

Ajo duke thënë se fjalimi i djeshëm i Gërvallës shënoi një ditë turpi për Kosovën, që fatkeqësisht u orkestrua nga Qeveria e saj në Prishtinë, ka theksuar se çdo e arritur e Kosovës në politikën e jashtme është meritë e miqve ndërkombëtarë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse ata përpiqen t’i mohojnë të arriturat e PDK-së në shtetndërtimin e Kosovës, të paktën të mos sillen naiv duke mohuar meritat e qytetarëve, miqve ndërkombëtarë dhe përqafojnë pa vetëdije narracionin serb dhe rus në marrëdhëniet ndërkombëtare.”, ka përfunduar Deliu-Kodra./gazetametro.net


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments