6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaPas zhvillimeve në veri, presidenti Erdogan bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin

Pas zhvillimeve në veri, presidenti Erdogan bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Kurti dhe Vuçiq i kanë përcjellë urimet e tyre presidentit Erdogan për rizgjedhjen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Turqi më 28 maj.

Gjatë telefonatave, në të cilat janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, Erdogan në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës ka thënë se e vetmja rrugë për të vendosur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është avancimi i procesit të dialogut.

Presidenti Erdogan ka deklaruar se si Turqia, është e gatshme të kontribuojnë me pjesën e tyre që u takon në procesin e dialogut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments