8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePas shkarkimit të Metës,Taulant Balla shfaqet i lumtur: Mbarësi e madhe...

Pas shkarkimit të Metës,Taulant Balla shfaqet i lumtur: Mbarësi e madhe filloi sepse nisi dhe shiu

Kryetari i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla, është shfaqur i lumtur për mediat pas vendimit që doli nga Kuvendi për shkarkimin e Metës.   Balla tha se me këtë çështje duhet të merret gjykata dhe ‘i shkarkuari’ siç e quajti ai presidentin Meta, duhet të priste vendimin që do merrej.

Mbarësi e madhe filloi sepse filloi dhe shiu. Unë shumë shkurtimisht dua t’i falenderoj të gjithë deputetët e kuvendit në fund të fundit jemi Republikë parlamentare dhe kuvendi është organi më legjitim. Për 5 ditë kjo kërkesë do të depozitohet dhe do të shqyrtohet nga gjykata Kushtetuese.I shkarkuari tashmë duhet të presi vendimin e gjykatës. Cdo vendim i gjykatës kushtetutese është i vlefshëm nëse votohet nga 5 persona. Besoj të gjithë politikanët duhet të bashkohen në heshtje e të presin vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese. Puna jonë në marrëdhënie me Ilir Metën”– u shpreh Balla.Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Me 105 vota pro, 7 kundër dhe tre abstenim, Meta u shkarkua nga Kuvendi për ta pasuar fjalën e fundit tek Gjykata Kushtetuese. Seanca përmbylli sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e Presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments