Pas Kumanovës vlon edhe dega e BDI-së në Tetovë / Faton Ahmeti në listën zgjedhore menjëherë pas Ali Ahmetit në zonën nr.6

998

Nxehet atmosfera në degën e Tetovës për listat e deputetëve. Pas një debati të madh në degën e Tetovës në krye me Florin Besimin për listën e deputetëve pritet të dalin edhe emra të rinjë që kanë dhënë kontribut te jashtëzakonshëm në BDI.

Siç mësohet, një nga figurat e rinj që pritet të merr bajrakun pas liderit të BDI-së Ali Ahmetit është sekretari shtetërorë, krahu i djathtë i Hazbi Likës, në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Faton Ahmeti.

Pas këtij emri, qëndron një strukturë e madhe e ish ushtarëve të UÇK-së, pasi Faton Ahmeti mbart me vete edhe rrugën e dinjitetshme te liderit të BDI-së dhe Hazbi Likes.

Jo zyrtarisht mësohet se mbrëmë Faton Ahmeti është radhitur më lart nga kandidatët e tjerë në listë dhe lista pritet t’i dorzohet liderit Ali Ahmeti ku më pas ai do të vendos për të bërë listën më të fuqishme në zonën numër 6.

Rikujtojmë se dega e Tetoves në krye me Florin Besimin dhe ndihmësin e tij Faton Ahmetin ka grumbulluar rreth 2 mijë anëtarësime të reja dhe është dega më e madhe e BDI-së që ka mbajtur me shumë Këshilla Vendor të të rinjve.