13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmePas kthimit nga SHBA, Ziadin Sela takon ambasadorin e Francës

Pas kthimit nga SHBA, Ziadin Sela takon ambasadorin e Francës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, ka intensifikuar vizitat ndërkombëtare dhe takimet me diplomat të perëndimit. Këto aktivitete filluan menjëherë pas publikimit të Dekretit të presidentit Amerikan, Joe Biden, për luftë kundër krimit dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Sela ka qëndruar rreth 20 ditë në SHBA, ku ka takuar grupe të lobimit, aktivistë dhe shoqata shqiptaro-amerikane. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai tha se ka njoftuar në këto takime për situatën në vend dhe rajon.

Sot ai është ftuar nga ambasadori i Francës ku siç u njoftua pas takimit, përsëri temë qëndrote kanë qenë lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, u prit në takim në Rezidencën e Francës nga ambasadori i Francës në vend, z. Siril Bomgartner

Sot, më 05 korrik 2021, kryetari i Aleancës për Shqiptarët u prit në Rezidencën e Francës, në takimin e parë protokollar dhe në drekë pune, nga Shkëlqesia e Tij, ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Siril Bomgartner (Cyrille Baumgartner). Në takim mori pjesë edhe përkthyesi i ambasadorit për gjuhë shqipe dhe përgjegjësi për protokollin, z. Ardian RAMADANI.

Në nisje të takimit, kryetari Sela e uroi ambasadorin për marrjen e mandatit të ri të ambasadorit fuqiplotë në Maqedoninë e Veriut, duke i uruar njëkohësisht suksese dhe mbarësi dhe duke shprehur dëshirë në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Ambasadës së Francës dhe partisë së tij.

Kryetari Sela e mirëinformoi ambasadorin Bomgartner, për rrugëtimin politik të partisë, sfidat, kontributin dhe rolin e kësaj partie në interes të mbrojtjes së interesave të shqiptarëve dhe të shtetit.

Në takim, u prekën edhe çështjet në lidhje me situatën aktuale politike në vend pas Forumit të Prespës, ku kryetari Sela shfaqi vërejtjet dhe sugjerimin e tij, mandej avancimi i të drejtave të shqiptarëve në vend, luftimi i krimit dhe korrupsionit, shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit, marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, perspektiva e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe roli dhe përkrahja e Francës ofruar vendeve në këtë rrugëtim.

Kryetari Sela dhe ambasadori Bomgartner u pajtuan që të vazhdojnë takimet e tilla edhe në të ardhmen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments