9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut bashkohet në fushatën e OKB-së “ZEMËR E KALTËR”

Maqedonia e Veriut bashkohet në fushatën e OKB-së “ZEMËR E KALTËR”

 Republika e Maqedonisë të Veriut bashkohet me fushatën e Kombeve të Bashkuara të quajtur “ZEMRA E KALTËR”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe vuajtjet e viktimave të trafikimit me njerëz, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai informoi se sot iu drejtua takimit në korniza të Komisionit kombëtar për luftimin e trafikimit të njerëzve dhe migracionit të paligjshëm, në të cilin morri pjesë edhe koordinatori rajonal i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për lëndët narkotike dhe krimin, Bill Vud.

Ministri Spasovski shkroi në profilin e tij në Fejsbuk, se ne mbetemi në rrugën e krijimit të politikave, duke kërkuar mënyra të reja për të qenë më të suksesshëm, për të vepruar, përsëri me një qëllim për të qenë më efektiv në identifikimin e viktimave, ndjekjen penale të autorëve dhe sigurimin e ndihmës dhe mbrojtjes më të mirë.

“Mbaj zemër blu në vetvete!”, shkroi Spasovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments