10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmePARALAJMËROHET RRITJE E ÇMIMIT TË MISHIT DHE PRODUKTEVE TË TIJ

PARALAJMËROHET RRITJE E ÇMIMIT TË MISHIT DHE PRODUKTEVE TË TIJ

QEVERIA TË ZGJATË VENDIMIN PËR PËRJASHTIMIN E TATIMEVE DOGANORE


Kompanitë vendore paralajmërojnë rritje të çmimit të mishit dhe produkteve të tij pas festave të pashkëve  për 20 deri 40% nëse qeveria nuk zgjatë vendimin për përjashtimin e detyrimeve doganore për importet e lëndëve të para për përpunim.

Kompanitë vendore që prodhojnë mish dhe produkte të mishit kërkojnë nga Qeveria vazhdimin e vendimit për t`I liruar nga doganat gjatë importit të lëndëve të para, afati I të cilëve skadon në fund të Prillit. Në të kundërtën, sic paralajmërojnë, pas festave të Pashkëve cmimet e mishit mund të rriten nga 20 deri në 40%.

GOCE TRAJÇOV – KRYETAR I GRUPACIONIT TË MISHIT DHE PRODUKTEVE TË TIJ

Nëse vendimi për heqjen e detyrimeve doganore për lëndët e para për përpunimin e mishit, i cili arrin në 20 përqind, nuk vazhdon, dmth nëse kompanitë paguajnë këtë shumë për detyrimet doganore, është e pashmangshme që të ketë një goditje e çmimit, rritje e çmimit të mishit dhe çmimeve të përpunimit me 20, 30 ose 40 përqind, duke filluar nga muaji tjetër. Për shkak të detyrimeve doganore të shfuqizuara në tre vitet e fundit, importi i mishit dhe mishit të përpunuar ka rënë në mënyrë drastike, nga 13 milion ton në 2017 në 9 milion ton në 2020, dmth importi është ulur me rreth 28 përqind në vit. “

Trajçov njoftoi se për shkak të pandemisë, ka një rritje të çmimeve globale të lëndëve të para të importuara për përpunimin e mishit, kështu që me kthimin e tatimeve prej 20 përqind, kjo jo vetëm që do të ndikojë në çmimin përfundimtar të brendshëm, por gjithashtu mund të çojë në situata e mbylljes së disa objekteve të prodhimit. Ata thonë se këto kërkesa, disa herë janë paraqitur në Ministrinë e Ekonomisë por ende nuk ka përgjigje konkrete nga atje. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments