16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeNevojë ulëritëse për ndryshim/ Shpëtim Idrizi: Rama erdhi si shpresë, po ikën...

Nevojë ulëritëse për ndryshim/ Shpëtim Idrizi: Rama erdhi si shpresë, po ikën si modeli më i keq…

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar tek emisioni ‘’Koha për t’u zgjuar’’ në News24 ka folur për fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 25 prillit të cilat janë vetëm 6 ditë larg.

Idrizi thotë se kjo është fushata më e veçantë pasi ka qenë shumë më afër qytetarëve.

Ai tekson se qytetarët janë të irrituar dhe kanë frikë nga qeveria, por siguron se modeli i 4 viteve të fundit të Edi Ramës është më i keqi dhe shqiptarët do e refuzojnë. Për Idrizin Rama erdhi si shpresë vite më parë, por po ikën si modeli më i keq.

Them të drejtën është fushata më e veçantë, shumë afër njerëzve. Nevojë uleritëse për ndryshim.

Shohim një njeri që ka 23 vite në pushtet, nuk ka çfarë jep. Deri më datën 25-26 jemi të gjithë shqiptarë, ai

Erdhi si shpresë, po ikën si modeli më i keq. Ky njeri nuk do të ikë pas 8 vitesh, a thua se shqiptarët po heqin George Ëashington, por një njeri që duhet të shërbente. Duam lider të madh, që na kap gjithë pushtetet. Po ky vend ka nevojë për rrotacion, s’ka asnjë problem të iki në shtëpi.

Është obligim shumë i madh, shpresa që kanë shqiptarët tek ardhja e opozitës.

Di t’ju them këtë gjë, koha e Ramës ka mbaruar. Mirë që shqiptarët të zgjedhin, dhe më keq se Rama nuk bën askush. Programi i Bashës është shumë i mirë, me ekonomi, me taksa të ulëta.

Ajo që është më kryesorja, në vokacion të PDIU, çështja e çamëeve të shqipërisë, një padrejtësi që i është bërë gjithë shqiptarëve, aneksimi në 1913. Akoma ma shumë që kjo tragjedi u shoqërua me spastrim etnik. Gjëja e parë që kemi dashur të bëjmë fillimisht Shoqata Çamëria dhe më pas PDIU, ka qenë kombëtarizimi dhe ndërkombëtarizimi. Pra Shqipëria do të frymojë me më shumë dinjiteti dhe identitet. Mund të krijojmë tregje më të mëdhaja. Që ne kemi parë çështjen çame si çështje përbashkuese. I nderuar, para se të kalojmë në gjithë të tjerat, ne fokusohemi tek formimi i një qytetari të fortë.

Besoj dhe mendoj, ne duhet t’i tkthehemi identitetit tonë, ajo që na bën bashkë është gjuha, kombi, atdheu, flamuri.

Çamëria është për ne e gjithë shqiptarët krenari. Jemi munduar vazhdimisht, shumë, që ne të shtyjmë shumë. Mund të kujtoj faktin e rezolutës në parlament, me shumë mund, vinim nga traumë. Në 2004 kishim rënë dakord për rezolutën, dhe anëtarët e shoqatës u rrahën në dyert e parlamentitn shqiptar, a thua se kishin shkuar në parlamentin grek.

Po ashtu varrezat monumentale në Kllogjër. Ishin ata që në kalvarin biblik, 2900 prej tyre në Kllogjër vdiqën për një gotë ujë, nga sëmundjet, nga uria. Që kjo gjë mos përsëritet më në këtë Ballkan të trazuar. Harresa i kap shpejt, këto tragjedi të mëdha mos bëhen më.

Po ashtu edhe kundërshtimi i censusit, me vetdeklarim. Ishin amendamentet e PDIU që e ndaluan, që të dilnin grekë në jug. Greqia donte të shtonte minoritetet në jug. Mund të rreshtojmë faktet, që isha i vetmi që kundërshtova raportit e Dick Marty, për një arsye shumë të thjeshtë, e mendoja shumë mirë çfarë ndodhte me shqiptarët e Çamërisë, se si shtete të mëdha përmbysin të vërtetat e mëdha. Greqia u mundua të shpopullonte Çamërinë nga shqiptarët. Më pas na akuzoi ne me ligjin e luftës, me Metaksain që futi shtetin më fashist e përshëndeti pushtimin e Shqipërisë, dhe na akuzoi si bashkëpuntorëve të gjermanëve.

PDIU e bëmë një parti të rëndësishme, prej 12 vitesh parti e katërt. Kemi qenë me deputet dhe kryebashkiakë”,– tha Idrizi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments