6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePara zgjedhjeve lokale “pajtohen” grupet rivale brenda BDI-së ?!( video)

Para zgjedhjeve lokale “pajtohen” grupet rivale brenda BDI-së ?!( video)

Në prag të zgjedhjeve lokale duket se brenda BDI-së janë zbutur pakënaqësitë, shkruan gazeta LAJM. Përfaqësuesit e grupeve rivale brenda “integristëve”, nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti, kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti nga njëra anë dhe zv.kryeministri Artan Grubi nga ana tjetër, në prezencë të kryetari Ali Ahmeti janë bërë bashkë në promovimin e kompleksit “Planet” në Saraj. Kamera e gazetës LAJM, ka filmuar edhe momentin duke u përshëndetur Grubi dhe Mexhiti që njihen si dy rivalët më të mëdhej brenda partisë. Mexhiti ka akuzuar disa herë Grubin se nuk përfaqëson elektoratin e BDI-së në Shkup, ndërsa publikisht ka shprehur pakënaqësi nga puna e tij si zv/kryeministër. Nga ana tjetër, Grubi është munduar në heshtje t’i kalojë këto akuza. Përçarjet brenda BDI-së, do të kishin kosto të madhe për këtë parti në zgjedhjet lokale, por duket se kreut i BDI-së, Ali Ahmeti ka arritur t’i zbusë pakënaqësitë brenda subjektit të cilin e drejton gati dy dekada./Gazeta LAJM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments