12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePandemi informative për Covid-19, Maqedonia e Veriut nuk u tregua imune ndaj...

Pandemi informative për Covid-19, Maqedonia e Veriut nuk u tregua imune ndaj dezinformatave

Nëpërmjet një lokali në një qytet jashtë Shkupit është shpërndarë koronavirusi…
Spitali në Vuhan u ndërtua për 48 orë apo 4 ditë….
Ushtarët amerikanë aterojnë në Gjermani pa maska, sepse nuk frikësohen nga koronavirusi…
Rrjeti 5G është shkaktar i koronavirusit…

Këto janë disa nga informacionet që u publikuan nga mediat, por që janë të pasakta.

Edhe pse dezinformatë, për rrjetin 5G u hap edhe peticion ku kërkohet që në Maqedoninë e Veriut të mos shpërndahet rrjeti 5G.

I njëjti është shpërndarë edhe në faqet me më ndikim…

E si rezultat i këtyre dhe dezinformatave të tjera, shoqatat mediatike janë duke shqyrtuar saktësinë e tyre. Këshilli Etik i Mediave në Maqedoni tashmë ka vepruar ndaj njërit informacion, dhe thonë se po shqyrtojë edhe të tjera, njoftoi Marina Tuneva.

“Në Këshillin Etik të Mediave tashmë janë duke arritur ankesa që kanë të bëjnë me informim joprofesional dhe joetik në media në lidhje me shpërndarjen e koronavirusin. Kemi pranuar ankesa, që prej fillimi duhet të shqyrtohen në seancën e Komisionit për ankesa në kuadër të KEMM-it, ndërkaq një rast tashmë edhe zyrtarisht është zgjidhur”, theksoi Tuneva nga KEMM.

Tuneva thekson se më problematike janë informacionet me përmbajtje senzacionaliste, të cilat parashtrohen te ata nga ana e qytetarëve.

“Ne marrim ankesa edhe të llojit tjetër, që nuk janë parashtresa, por megjithatë janë reagime të qytetarëve ku shohin shpërndarje të përmbajtjeve sensacionaliste veçanërisht në rrjete sociale”, tha Tuneva.

E krahas shoqatave mediatike, dezinformatat për koronavirusin po i lufton edhe Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet padive që i parashtron te Prokuroria Publike. Deri tash në Prokurori janë parashtruar 15 padi, njoftoi ministri Naqe Çulev.

“Deri tash, Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet Repartit për krim kompjuteristik ka parashtruar 15 parashtresa deri te Prokuroria Themelore Publike. Cila është përmbajtja e lajmeve? Bëhet fjalë për lajme të rreme, për konstatim të zhvendosjes së caktuar apo publikim të informacioneve… do të thotë japin informacione të detajuara në parashtresë”, deklaroi Çulev.

Por për të vepruar MPB, i duhet edhe ndihma e qytetarëve. Ja si:

QYTETARËT E FOTOGRAFOJNË APO KOPJOJNË LINKUN KU ËSHTË PUBLIKUAR DEZINFORMATA

MATERIALET I DËRGOJNË NË E–MAILIN: [email protected]
MPB I SHQYRTON MATERIALET
NËSE VËREN VEPËR PENALE PARASHTRON PADI NË PROKURORI PUBLIKE
Se a është informacioni dezinformatë, mund të kuptohet nga ajo se çfarë burimesh citon ai medium. Në rastin e koronavirusit, si burime të informacionit janë: Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra për Menaxhim me Krizat, Qeveria, Instituti i Shëndetit Publik, komunat dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments