3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaBangladesh / 25 mijë myslimanë mblidhen për t’u lutur për COVID-19

Bangladesh / 25 mijë myslimanë mblidhen për t’u lutur për COVID-19

linku https://www.zeri.info/bota/337585/25-mije-myslimane-mbledhen-per-tu-lutur-per-covid-19/

Lutjet masive për Covid-19 në kohën e shpërthimit nga dhjetëra mijëra predikues fetar kanë alarmuar autoritetet në Bangladesh.

Shefi i policisë locale, Tota Miah, tha se rreth 10,000 myslimanë u mblodhën në një hapësirë publike në qytetin Raipur në jug të Bangladeshit për të bërë lutje nga Kurani për të shpëtuar vendin nga virusi vdekjeprurës, raporton The Star.

“Ata mbajtën lutjet Khatme Shifa pas agimit për të çliruar vendin nga koronavirusi,” tha Miah për AFP.

Organizatorët pretenduan se numri i adhuruesve arrinte në 25,000.

Miah tha se organizatorët nuk morën leje nga autoritetet për të mbajtur seancën e lutjeve.

Fotografitë e eventit u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, me komentuesit që dënuan mitingun masiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments