38 viktima në Greqi/ Më shumë se një mijë të infektuar

237

Greqia, ashtu si shumë vende të tjera të botës, po përjeton ditë të vështira prej koronavirusit. Deri tani janë regjistruar 38 viktima në shtetin fqinj, por është rritur frikshëm numri i të infektuarve.
Sipas mediave greke, të prekurit janë më shumë se një mijë. Në shifra konkrete, deri tashmë në Greqi ka 1.156 të infektuar, ndërsa në 24 orët e fundit kanë dalë pozitivë 95 qytetarë.
Nga të prekurit, 69 ndodhen në terapi intensive. Në total në Greqi janë kryer 15 mijë teste.