BallinaLajmePAMJE/ Nuk ndalen molotovët, protestuesi dhunon me shkop druri policin, i riu...

PAMJE/ Nuk ndalen molotovët, protestuesi dhunon me shkop druri policin, i riu hipën mbi autobotin e ujit, ç’po ndodh te sheshi “Skënderbej”(video)

Momente të rënda dhe paniku kanë ndodhur pak minuta më parë në sheshin Skënderbej, ku duket se tashmë “lufta” mes policisë dhe protestuesve është bërë e fortë.Siç shohim nga pamjet direkt nga “Shqipëria Live” dhe raportimet që po bëjnë gazetarët e Top Channel në terren, policia ka vijuar me hedhje uji dhe gazi lotsjellës te protestuesit që qëndronin në shesh.

Ndërkohë, këta të fundit në një moment janë afruar, ku nuk kanë reshtuar bombat molotov. Një prej protestuesve është afruar te autoboti dhe me një shkop druri në dorë ka dhunuar një prej efektivëve.

Një tjetër ka hipur mbi autobotin, ndërsa ka tentuar që të hapë edhe derën e mjetit, por nuk ia ka dalë. Policia ka vijuar me gaz dhe ujë, duke tentuar që t’i shpërndajë ata, e duke ia dalë t’i largojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments