8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeOrët online pa bazë ligjore? Ministri Ademi nuk heq dorë: Nëse duhet,...

Orët online pa bazë ligjore? Ministri Ademi nuk heq dorë: Nëse duhet, miratojmë dekret

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në TV “Telma” tha se nuk kemi mundësi që të kemi orë online të cilat do të ishin të pranueshme gjatë vlerësimit të nxënësve…

“Duhet ta pranojmë, se në zgjidhjet ligjore që janë në fuqi, nuk kemi mundësi që të kemi orë online e cila më tej do të ishte e pranueshme”, tha Spasovski.

Në Ministri të Arsimit dhe Shkencës është duke u shqyrtuar mundësia se si do të vlerësohen  këto aktivitete që nuk parashihen me ligj. Ministri Arbës Ademi i tha TV 21 se nuk heq dorë nga zhvillimi i orëve online, ndërkaq thotë se nëse është nevoja do të propozojë edhe ndryshime ligjore. Për këtë ai tashmë ka angazhuar ekspertë juridik.

“Ekspertët juridik, që nga dita e parë kur është shpallur gjendje e jashtëzakonshme janë angazhuar nga ana ime, për të përgatitur tekste se a ka nevojë apo nuk ka nevojë që të miratohet ndonjë dekret”, deklaroi Ademi.

Në rast se propozohet Ligji nga Ministria e Arsimit, i njëjti mund të hyjë në fuqi menjëherë. sqaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

“Kur do të sillet dekret, në të gjitha ato dekrete do të shkruajë, së paku deri tash siç ka ndodhur në shtetet tjera kur ka pasur gjendje të jashtëzakonshme, thotë se hynë në fuqi me publikimin e tyre në Gazetën Zyrtare”, tha Deskoska.

E debati për orët online filloi pasi dje ministri Arbër Ademi pas takimit me rektorët e universiteteve private dhe publike njoftoi se nga java e ardhshme në arsimin e lartë do të fillohet me orët online, pasi të njëjtat u mbyllën si shkak i koronavirusit.

Por, tashmë informacionet thonë se orët kanë filluar të mbahen, si në shkolla të mesme edhe në universitete publike e private. Për këtë profesorët po përdorin platforma të ndryshme. Problematike ngelet mënyra e vlerësimit të studentëve kur vjen çështja te mbajtja e kolokviumeve dhe provimeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments