Kollçaku-VV: S’ka kushte për seancën e mocionit, mund të sëmuren deputetët

228

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku që me profesion është epidemiologe ka deklaruar se nuk ka kushte për mbajtje të seancës, pak pasi që LDK-ja dorëzoi nënshkrimet për mocionin.

Kollçaku ka shkruar në Facebook se nuk ka kushte për mbajtje të seance e aq më pak për debat parlamentar.

Ajo thotë se duhet të pret seanca deri në pezullimin e gjendjen emergjente.

“Shto kësaj rreth 150 komplete uniformash e maskash specifike mbrojtëse, e që sot janë më se të nevojshme për punëtorët shëndetësorë. Mirëpo edhe me marrje të të gjitha masave, NUK KA KUSHTE PËR DEBAT! E kemi një Qeveri të përgjegjshme, ta lejojmë të veprojë. Të gjitha të tjerat mund të presin deri në pezullimin e gjendjes emergjente. Mos po doni me rrëshqit në diktaturë”, ka shkruar ajo