11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaKronikëOrce Kamçevi arriti kompromis për rastin “Perandoria”,shtetit do t’i paguajë 5,3 milionë...

Orce Kamçevi arriti kompromis për rastin “Perandoria”,shtetit do t’i paguajë 5,3 milionë euro dhe do të vuajë 1 vit burg( 7 muaj i ka vuajtur)

Afaristi Orce Kamçev arriti kompromis për rastin “Perandoria”. Aktakuza do të tërhiqet edhe për motrën e tij, Kristina Kamçeva-Stojçevska, dhe nënën, Ratka Kunoska-Kamçeva. Kamçev në buxhetin e shtetit tashmë ka paguar 5,3 milionë euro. Ai është pajtuar që të marrë dënim me burg prej 1 viti, me çka, rasti kundër tij do të ndalojë tërësisht.

Gjithashtu, Kamçevi bashkë me Nenad Josifoviqin do të duhet t’i japë edhe 1.7 milionë euro Kiraca Trajkovskës, e cila ishte aksionere në “Fershped” dhe palë e dëmtuar në këtë rast. Kamçevi dhe Sasho Mijalkovit ishin dyshuar se e kanë mashtruar dhe e kanë obliguar t’i shesë aksionet e saj, nga të cilat për vetëm disa ditë kanë përfituar rreth 3 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments