11.8 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeTiranë / Opozita proteston në Parlament dhe jashtë tij

Tiranë / Opozita proteston në Parlament dhe jashtë tij

Deputetët nuk lejohen të hyjën në sallë, përplasen me Gardën

Opozita protestoi si në parlament ashtu dhe jashtë tij.

Për rreth 30 minuta para derës së sallave të seancave plenare pati tensione mes deputetëve dhe Gardës së Republikës. Shpesh herë nuk munguan përplasjet fizike.

Disa metra më tutje mbëshetës të opozitës po zhvillonin protestën, ku nuk mungoi hedhja e shashkave dhe tymueseve.

Pas shumë përpjekjesh, Garda pranoi të lejonte të futeshin në sallë deputetët, të cilët nuk ishin përjashtuar, si Gazment Bardhi, Asllan dogjani e Flamur Noka. Sapo hynë, vijuan mënjeherë me protestën.

I revoltuar Bardhi iu drejtua kryeministrit Rama duke i kërkuar llogari për bllokimin e hyrjes së deputetëve. Në shenjë nervozizmi, nuk kurseu hedhjen e xhaketës.

Gjatë tensionit deputeti Asllan Dogjani hodhi rregulloren e Kuvendit.

Rënie e bilbilave shoqëroi deri në fund seacnën disa minutëshe, ku merrte pjesë dhe kryeministri Rama. Në këto kushte, Lindita Nikolla urdhëroi mbylljen e punimeve të parlamentit.

Është e paimagjinueshme për një vend anëtar të NATO-s që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të kenë mundësi të futen në sallën e seancave plenare. As garda, as policia që dhunon qytetarët që protestojnë sot, nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni përballë regjimit të Edi Ramës.”

Por ndryshe mendoi kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi, i cili tha se nuk u pengua asnjë deputet që nuk ishte dënuar, të futej në sallë

Askush nga deputetët e pa përjashtur nuk do të ndalohet, nuk është ndaluar ndonjëherë, nuk është ndaluar sot… Po vazhduan kështu ne brenda gjithë rregullave do të vazhdojmë me kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat plenare, solemne plenare apo mbledhjet e rëndësishme të komisioneve parlamentare.” 

Deputetët e opozitës iu bashkuan protestës përpara parlamentit. Pas rreth një ore protesta u zhvendos poshtë banesës së ish kryeministrit Berisha, ku për herë të parë u shfaq dhe Gazment Bardhi.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments