11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeOpozita bojkoton Talat Xhaferin! Propozimi për Kuvend online do të diskutohet të...

Opozita bojkoton Talat Xhaferin! Propozimi për Kuvend online do të diskutohet të enjten

Propozimi për plotësim të Rregullores për punë të Kuvendit, që parasheh deputetët të mund të punojnë online, është vendosur në rend dite për seancën e së enjtes, më 26 nëntor. Por një gjë e tillë tani për tani mbetet pikëpyetje, pasi duhen 61 vota, ndërsa një pjese e deputetëve janë në izolim ose të infektuar me Kovid-19. E opozita vazhdon ta kundërshton këtë propozim. Koordinatorët e grupeve parlamentare të partive opozitare nuk morën pjesë në takimin e rregullt me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

“Kuvendi ka mbi 115 deputetë që punojnë dhe që janë të pranishëm në sallën plenare. Kërkesa e vetme për seancat online është numri i vogël i deputetëve që ka shumica parlamentare”, theksoi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

“Një prej arsyjeve kryesore që nuk ishim sot në Kuvend është fakti që mbas të gjitha parametrave rregullorja për punën e deputetëve apo Kuvendit duhet të sillet me konsensus dhe atë e kemi diskutuar disa herë në koordinim tek kryetari i Kuvendit dhe nuk kemi pasur konsensus. Ndërsa ai tash në mënyrë të njëanëshme e sjell propozim ligjin për rregullore me çka e thyen çdo lloj marrëveshje që kemi arritur në kuadër të koordinimit”, u shpreh Skender Rexhepi – koalicioni “Tash është Koha”.

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitrevski shpreson se të gjithë deputetët do të mbështesin propozimin në mënyrë që të mos bllokohet për shkak të deputetëve të sëmurë.

“Pozicioni ynë është i qartë për publikun. Vetëm deputetët në izolim dhe ata të infektuar me Covid 19 të kenë mundësi të punojnë në distancë dhe ky pozicion përkon me propozimin e Kryetarit të Kuvendit Xhaferi”, potencoi Jovan Mitrevski nga LSDM.

Propozimi për ndryshime në Rregullore parasheh që nëse një deputet paraqet rrezik për deputetët tjerë atëherë ai duhet të informojë Kryetarin e Kuvendit se do të punojë online. Për këtë, deputeti duhet të paraqesë dokument që konfirmon se ai nuk mund të marrë pjesë personalisht në seanca. Sidoqoftë, Kuvendi do të jetë i detyruar t’i sigurojë deputetit një kompjuter dhe pajisjet e nevojshme për të monitoruar seancat online.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments