19.4 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeOpcioni / Tetovarët kanë të drejtë sipas Kushtetutës të vendosin në referendum...

Opcioni / Tetovarët kanë të drejtë sipas Kushtetutës të vendosin në referendum për çmimet për pastrimin/grumbullimin e mbeturinave, dhe për referendumin,dorëheqjen e Kryetarit të Komunës.(dëshmi juridike)

Lajmi interaktiv

www.telegrami.mk

Se vërtetë diçka është e kalbur në funksionimin e Komunës së Tetovës tregon poterja që është në opinion për ndodhitë posaçërisht të fakturave të fryra të çmimeve për pastrim grumbullimin e mbeturinave ,që prekin në vetë ekzistencën e qytetarëve…uji bërlloket dhe shërbimet vërtetë duhen të jenë në dobi për qytetarët …të gjitha këto të bazuara në Ligjet pozitive të Kushtetutës aktuale …jo të majorizimit të personelit udhëheqës…Kushtetuta dhe Ligji për Referendum ai aktuali shkojnë në dobi të qytetarëve …a do të dijnë ta artikulojnë këtë dobi kushtetuese e quajtur referendum do vendosin vetë qytetarët bile edhe referendum në njëjtën kohë për dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Tetovës.

Ligji për Referendum i RMV -së lejon

Pra Referendumin përveç Këshillit Komunal mund ta kërkojnë edhe si inicijativë më së paku 20 % të qytetarëve …neni 36 pika 1

Pra edhe më sakt neni 38 e thekson pastër për pyetje që duhet të rregullohen me regullore brenda Komunës ,referendumi mund të thirret

Pra referendumi mund të rregullohet edhe nënivel lokal nen i 6 pika 2si dhe neni 7 pika 2

Vendimi i marë në referendum është obligativ neni 8 pika 2

Pra pse mos të kërkohet të njëjtën ditë referendum për ndërprerjen e mandatit të Kryetarit të Komunës…?.neni 10 pika 2

Neni 15 pika 2 e rregullon mënyrën e dyfishtë të pyetjeve për referendum

Në nenin 18 thuhet se si votohet

Neni 37 pika 2 tregon mënyrën e mbajtjes së Referendumit

Mjetet financiare për realizimin e referendumit lokal sigurohennga buxheti i Komunës ..

Pra të gjitha faktet juridike tëpërfshirë në Ligjin për Referendum dalin nga Kushtetuta …dhe flasin në dobi të qytetarëve të Tetovës që me referendum të largojnë dy të këqija …Kur Bilall Kasami dhe administrata e tijë në vlugin parazgjedhor bëjnë këtë ujdurmë duke mos llogarur votat e atyre q ëi prunë në pushtet qytetarët …atëherë pse qytetarët të heshtin …Kushtetuta aktuale lejon që Referendumi të mbahet në çdo kohë…nuk pyet për zgjedhje lokale,parlamentare, kryetar shteti bile mund të mbahen në të njëjtën kohë që KSHZ më lehtë ta ketë…tash mbetet që qytetarët e Tetovës të vetorganizohen të mbledhin 20% nga nënshkrimet që dalin nga listat zgjedhore për qytetin e Tetovës .Jo të rijnë kafeneve e të akuzojnë gazetarët pse nuk shkruani….

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments