8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOmer Ajdini djeg para MASH-it fletët e librit ku fyen shqiptarët

Omer Ajdini djeg para MASH-it fletët e librit ku fyen shqiptarët

Deklarata e plotë e Omer Ajdinit nga FRASH dhe FRAA

Po bëhen 20 vite që nxënësit shqiptarë, si edhe ata maqedonas, detyrohen të mësojnë të pavërteta fash¡ste, në librat shkollor të shkollave fillore dhe të mesme.

Në faqen 99 të këtij libri të Gjeografisë, thuhet që shqiptarët e kanë prejardhjen nga romët, turqit e çërkezët, ndërsa në një faqe tjetër thuhet që shqiptarët i kanë pushtuar tokat ku ata jetojnë sot dhe janë të ггezikshëm për shtetin.

Librat shkollor, siç është rasti me këtë libër të Gjeografisë për shkollat e mesme, lëre që shajnë e ofendojnë shqiptarët, por edhe i konsiderojnë ato si ardhacak të cilët në forma tinzare e të dhunshme na e paskan pushtuar Maqedoninë e Veriut, një e pavërtetë totale dhe tregues i një mentaliteti faѕh¡st kundrejt shqiptarëve.

Të dashur qytetar, po bëhen 20 vite nga qeverisja e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe menaxhimi i saj me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, pas 20 viteve ankesa nga qytetarët e opоzita e deritanishme, tekstet shkollore siç është rasti me këtë libër, vazhdojnë të kenë elemente faѕh¡ste të papërmirësuara, edhe pse Ministrat e Arsimit dhe Shkencës ndër vite ishin shqiptarë.

E ne sot kemi vendosur që elementeve faѕh¡ste të këtij libri t’ua japim trajtimin e merituar. Meqë kemi respekt për librin si libër, atë do ta kursejmë, megjithatë elementet faѕh¡ste do t’i djegim e t’i shuajm, ashtu siç duhet të shuhet гаcizmi dhe faѕh¡zmi kundrejt shqiptarëve, në një vend i cili synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Bëjmë apel tek të gjithë nxënësit dhe prindërit që elementeve faѕh¡ste nëpër libra shkollorë t’ua japin trajtimin e nevojshëm dhe të merituar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments