7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti nuk e haron premtimin për lidhjen me rrugë të Tetovës...

Albin Kurti nuk e haron premtimin për lidhjen me rrugë të Tetovës me Prizrenin (Video)

Krerët e partive të koalicionit opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi sot kanë qenë pjesëmarrës në marshin popullor të Vetëvendosjes në Prizren, ku u takuan me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Me këtë rast lideri i VV, Albin Kurti ritheksoi se një ndër zotimet e partisë së tij ka qenë ndërtimi i rrugës që do lidhte Prizrenin me Tetovën,

“Është shumë i rëndësishëm ky takim pasiqë një ndër zotimet tona është aksi Prizren-Tetovë. Edhe siç thuhet, lart në qiell Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet por kur kanë rënë në Tokë, Malet e Sharrit i kanë bërë dy qytete.

Në njërën anë Prizreni në anën tjetër Tetova dhe tash duhet ti lidhim me një tunel njëra me tjetrën” deklaroi Albin Kurti.

Pas kësaj deklarate, lideri i Alternativës Afrim Gashi tha se pjesa e autostradës ka Maqedonia do i ngel atij dhe Ziadin Selës, informon portali “tetova1”.

“Kur jemi te autostrada, ju mundeni me e sjellë deri në kufi kurse nga pjesa e Maqedonisë do mbetet obligimi ynë dhe i Ziadinit”, tha Gashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments