6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeOKH “MERHAMET”, VAZHDON SHPËRNDARJA E 2000 PAKOVE

OKH “MERHAMET”, VAZHDON SHPËRNDARJA E 2000 PAKOVE

OKH Merhamet këtyre ditëve është duke e realizuar fazën e tretë të aktivitetit humanitar të paraparë për muajin e bekuar të Ramazanit. Në këtë fazë është paraparë shpërndarja e 2000 pakove me produkte ushqimore dhe higjienike, 3 tonë patate dhe 200 palë rroba për femijë si dhe 150 racione ushqimore për famijet në nevojë. Sikurse në fazat e kaluara edhe në këtë fazë do të përfshihet Maqedonia qendrore dhe perëndimore duke filluar nga Kumanova deri në Strugë. Në Kumanovë është paraparë shperndarja e 200 pakove, ku do të perfshihen qyteti i Kumanoves dhe fshatrat Llopat, Rramanli dhe Çerkez. Kurse në komunen e Likovës do të shperndahen 150 pako duke filluar nga fshati Opajë e deri në fshanit Llojan dhe në anën tjeter deri në fsharin Nikushtak. Qellimi kryesor i ketij aktiviteti eshte ngjallja e ndjenje së solidaritetit në mesin e popullatës dhe gezimin e fëmijeve në prag të festës se madhe të Fiter Bajramit. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments