10.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaOKB reagon ndaj videos ku shihet një çift duke bërë seks në...

OKB reagon ndaj videos ku shihet një çift duke bërë seks në veturën zyrtare

Kombet e Bashkuara thonë se janë “tronditur dhe shqetësuar thellë” nga pamjet e një akti të dukshëm seksual në një nga makinat e saj zyrtare në Izrael.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një grua me një fustan të kuq “mbi” një burrë në ulësen e pasme të një veture të bardhë me shenjat e OKB-së.

Videoja, e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, me sa duket u filmua në një rrugë kryesore nga bregdeti i Tel Aviv, shkruan më tej BBC.

OKB tha që po hetonte incidentin dhe ishte afër identifikimit të individëve të parë në video.

Të përfshirët besohet të jenë anëtarë të stafit të një organizate paqeruajtëse në Izrael, tha OKB, përcjell Telegrafi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments