8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeOBSH: Varianti Delta nuk është më vdekjeprurës se variantet tjera

OBSH: Varianti Delta nuk është më vdekjeprurës se variantet tjera

 Dr Maria van Kerkhove, drejtuesja teknike e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Covid-19 është shprehur,Varianti Delta nuk ka një shkallë më të lartë vdekshmërie nga ai origjinal.

Pra, sipas Kerkhove, Delta mund të jetë më i transmetueshëm, por nuk sjell domosdoshmërisht një rrezik më të madh vdekjeje. Ajo tha se varianti Delta është rreth 50% më i transmetueshëm se llojet e tjera të Sars-CoV-2, që u shfaqën për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019.

Disa vende kanë raportuar rritje të normave të shtrimit në spital, por nivele më të larta të vdekshmërisë nuk janë regjistruar nga Variant Delta, theksoi zyrtarja e OBSH.

Po ashtu, eksperti kryesor i urgjencave në OBSH Mike Ryan deklaroi se vaksinat e miratuara nga OBSH mbeten efektive kundër sëmundjes, pavarësisht dëshmive në rritje nga bota reale për efikasitet në rënie të tyre.

“Vaksinat e miratuara aktualisht nga OBSH të gjitha ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimit në spital,” tha ai.

“Ne po luftojmë të njëjtin virus, por një virus që është bërë më i shpejtë dhe më i përshtatshëm për t’u transmetuar mes nesh njerëzve, ky është ndryshimi.” 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments