7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaOBSH: Të ekzaminohet ilaçi bimor kundër Covid-19

OBSH: Të ekzaminohet ilaçi bimor kundër Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë i këshillon qeveritë që të testojnë klinikisht, ilaçin bimor të promovuar nga presidenti i Madagaskarit, Andrij Raxhoelina si ilaç për koronavirusin e ri, raportoi “ The Guardian”.

“Kovid-organiks” rrjedh nga artemisia – një bimë me veti të provuara antimalariale – dhe barishte të tjerë autoktone. Raxhoelina shpreson që do ta shpërndajë pijen në të gjithë Afrikën Perëndimore dhe më gjerë dhe pohon se po shëron pacientë me Kovid-19 brenda 10 ditëve.

Guinea Ekuatoriale, Guinea-Bssau dhe Nigeri kanë marrë tashmë dërgesa nga ky ilaç bimor, ndërsa për të janë të interesuar edhe vendet e tjera, si Tanzania, presidenti i së cilës dërgoi një aeroplan për të sjellë ilaçin në vendin e tij.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar vazhdimisht se nuk janë publikuar studime shkencore mbi ilaçin bimor dhe se efektet e tij nuk janë testuar.

“Rekomandojmë kujdes dhe i këshillojmë vendet që të mos miratojnë një produkt që nuk është testuar për efektivitetin e tij”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moet, duke i bërë thirrje Madagaskarit që ta testojë pijen klinikisht.

Në Madagaskar, asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Kovid-19.

Presidenti i Madagaskarit beson se pija e bërë në ishull do të “ndryshojë rrjedhën e historisë” dhe çka më e rëndësishmja, do të shpërndahet falas për të varfrit dhe fëmijët.

Qytetarëve të tjerë do t’u merren nga 30 cent për një shishe plastike më të vogël ose 80 cent për litër, raporton Afrikanjuz. Ilaçi u zhvillua nga Instituti privat për kërkime të aplikuara, i cili ka hulumtuar ilaçe tradicionale në Madagaskar për më shumë se 30 vjet.

Madagaskari, një shtet ishull në Oqeanin Indian, ka 26 milionë njerëz dhe para një jave kishte 128 raste të Kovid-19, ndërsa sot – 151. Janë shëruar 101 persona

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments