-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOBSH dhe FAO/ Nëse respektohen rekomandimet, të punësuarit në markete nuk do...

OBSH dhe FAO/ Nëse respektohen rekomandimet, të punësuarit në markete nuk do duhej të paraqisnin rrezik për ushqimin

 Punëtorët me ushqim në markete dhe dyqane nuk do duhej të paraqisnin rrezik për ushqimin nëse i ndjekin standardet, praktikat e mira higjienike personale të cilat e ulin rrezikun e bartjes së virusit. Masat, siç janë, larja e shpeshtë e duarve, përdorimi i mjeteve dezinfektuese, përdorimi i veshjeve mbrojtëse, higjiena e mirë respiratore, do ta ulnin rrezikun prej përhapjes së sëmundjes, porosisin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata për Bujqësi dhe Ushqim (FAO) në manualin e përbashkët për Kovid-19 dhe sigurinë e ushqimit.

OBSH dhe FAO si mënyrë shtesë për mbrojtje i theksojnë rregullimin e numrit të blerësve në dyqane, pritjen në radhë me distancë, vendosjen e mjeteve për dezinfektim, shenjat në dysheme nga masat që të ruhet distanca…

Edhe pse tani për tani nuk ka dëshmi shkencore të cilat sugjerojnë se ushqimi lidhet me bartjen e Kovid-19, është e rëndësishme të ruhet higjiena rreth rafteve ku vihet ushqimi në markete, ndërsa konsumatorët t’i lajnë frutat dhe perimet para konsumimit thonë nga OBSH dhe FAO. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments