13 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeObdusmani Naser Zyberi: Ndërtimi i shkollës së re në Çashkë nuk e...

Obdusmani Naser Zyberi: Ndërtimi i shkollës së re në Çashkë nuk e zgjidh problemin e nxënësve shqiptarë!

Avokati i Popullit Naser Zyberi, në intervistë për Alsat deklaroi se vendimi i Qeverisë për të ndërtuar shkollë të re për nxënësit shqiptarë në Çashkë, nuk është zgjidhje e duhur për problemin e krijuar në shkollën fillore “Todor Janev”. Zyberi tha se ky vendim është diskriminues dhe në kundërshtim me vullnetin e nxënësve shqiptarë që dëshirojnë të mësojnë me bashkëmoshatarët e tyre maqedonas në të njëjtin objekt shkollor.

“Ajo është zgjidhje parciale sepse zgjidh problemin vetëm për klasën e parë por jo edhe viteve të tjera dhe e dyta, unë mendoj se të gjithë ata që pledojnë të ndërtohet sistem i vlerave të mirëkuptimit ndëretnik veprojnë diametralisht kundër. Duhet të respektohet vullneti i nxënësve shqiptarë që të mësojnë bashkërisht në të njëjtin objekt me nxënësit maqedonas ndërsa nga ana tjetër atyre u pengohet që kjo të bëhet. Dhe kërkohet zgjidhja alternative me ndërtim të një shkolle tjetër që unë nuk e di nuk kam informacione se ajo kur mund të ndodh por nëse na përsëritet historia e premtimeve për ndërtimin e shkollës së Idrizovës atëherë kjo do të jetë po ashtu një tentativë e parealizuar dhe e dështuar. Prandaj mendoj se duhet të vazhdohet me insistimin nëse ka kapacitete të mjaftueshme hapësinore nxënësit të vazhdojnë të ndjekin mësimin në objektin ekzistues. Maqedonia nuk e ka luksin që për çdo iniciative të ngrihet nga një shkollë sepse dikush nuk dëshiron që nxënësit e një komuniteti tjetër të mësojnë në të njëjtën shkollë”, tha Zyberi

Ai, më tej bëri të ditur se po punon për t’i konstatuar të gjitha padrejtësitë dhe format tjera të segregacionit që sipas tij, mund të shërbejnë në procedurat e mëtejshme gjyqësore edhe në Gjykatën e Strazburgut, ku mund të paditet shteti, për shkak se qytetarëve nuk u mundëson të realizojnë të drejtat e tyre.

“Ne për këto tendenca kemi aktgjykime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ku për shkak të segragacionit të nxënësve të komunitetit rom kemi pasoja serioze si shtet dhe madje shteti është vënë para situatës të kompensimit të dëmeve për nxënësit e këtij komuniteti. Unë si Avokat i Popullit do t’i konstatoj të gjitha këto padrejtësi, diskriminime dhe forma tjera të segregacionit që mund të shërbejnë në procedurat mëtejshme gjyqësore që mund të përfundojnë edhe në Gjykatën e Strazburgut dhe në këtë mënyrë shteti të paditet, dhe të ndëshkohet ndërtesa qytetarët ta realizojnë të drejtën e tyre, kjo zaten është dëshmuar”, u shpreh Zyberi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments