Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më 21 shkurt do të pranojë aplikime nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për “Kuizin evropian të parasë”.
Ky kuiz organizohet nga Asociacioni bankar i Maqedonisë në bashkëpunim me BPRMV dhe Komisioni i letrave me vlerë. Aktivitetet zhvillohen në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Në këtë Konkurs mund të aplikojnë nxënësit prej 13 deri 15 vjeç, ndërsa garat ne Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen prej 17 deri 23 mars. Aplikimet bëhet në formë elektronike [email protected].
Këto aktivitete janë fillimisht zhvillohen në kuadër të çdo vendi, ndërsa faza e dytë pastaj në nivel evropian. Në fazën e dytë, fazën finale, marrin pjesë fituesit nga faza e parë. Tre venet e para do të marrin mbështetje financiare.
Faza e dytë do të zhvillohet më 22 dhe 23 maj në Bruksel, ashtu që garat do të zhvillohen në gjuhën amtare të çdo shteti.