19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajme“Nuk ka këllqe”, Rama komenton marrëveshjen PD-LSI: Plan i Saliut dhe Ilirit...

“Nuk ka këllqe”, Rama komenton marrëveshjen PD-LSI: Plan i Saliut dhe Ilirit për ta lidhur Bashën para zgjedhjeve

Kryeministri, Edi Rama, ka komentuar marrëveshjen parazgjedhore të një dite më parë mes PD dhe LSI.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai e cilësoi të paprecedentë që dy parti që nuk garojnë bashkë të firmosin marrëveshje paraelektorale.

Për Ramën, ky është një plan i ish-kryeministrit Berisha dhe presidentit Meta për ta lidhur Bashën me zinxhirë para zgjedhjeve.

Fajin për këtë ai e gjen te Basha, që sipas Ramës nuk arriti të bëhet lider por mbeti administrator i asaj partie.

Rama: Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës kjo është shumë e qartë për ata që shikojnë përtej asaj që duket. Mjafton të shikojnë firmosjen e marrëveshjes së djeshme për të kuptuar planin, plani është shumë i qartë. Pse u firmos marrëveshja dje? Për çfarë? Si mund të firmosin marrëveshje paraelektorale dy parti që garojnë veç e veç, keni parë ndonjë vend të botës? Është shumë e thjeshtë. Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës për llogari të Saliut dhe Ilirit dhe pastaj ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi ose për marrë kokën e Lulit. Ka më thjesht se kaq. Është shumë e qartë pse e duan Lulin të lidhur para zgjedhjeve. Por këtu problemi nuk është Ilir Meta, problemi është Lulzim Basha që nuk ka këllqe, nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do ti bëjnë të nesërmen dhe as kur aleati i tij i madh thotë unë amerikanët i kap për veshësh. Por nuk mund t’ja kërkojmë se nuk është lideri, është thjesht menaxheri i një shoqërie aksionere me dy ortakë, Ilir Meta dhe Sali Berishën dhe një notere dhe përmbaruese, Monikën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments