4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNuk do të ketë rritje të rrogave në shëndetësi, tha Taravari

Nuk do të ketë rritje të rrogave në shëndetësi, tha Taravari

Deri në fund të vitit është e pamundur që të ketë rritje të pagave të punonjësve shëndetësorë dhe nënshkrim të marrëveshjes së re kolektive siç kërkojnë sindikatat, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Taravari tha se për shkak të deficitit të madh të buxhetit është e pamundur që të ketë rritje të pagave dhe se do të kërkojë mirëkuptim nga sindikatat.
“Shpresoj se në shëndetësi nuk do të ketë shkurtim të madh të buxhetit sepse duhet të mbijetojmë dhe të kalojmë deri në nëntor të këtij viti. Me sindikatat pata një takim, përsëri do të kem dhe do të kërkoj nga ata mirëkuptim që eventualisht të merremi vesh për vitin e ardhshëm. Këtë vit në praktikë është e pamundur që të sillet marrëveshje e re kolektive”, tha Taravari pas vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.

Para për punësim në shëndetësi, siç tha, do të ketë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments