13.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajme“NPK Tetova” formon ekip, do të mbledhin mbetje nëpër shtëpitë e qytetarëve...

“NPK Tetova” formon ekip, do të mbledhin mbetje nëpër shtëpitë e qytetarëve që paraqiten .

Ndërmarrja Publike Komunale e Tetovës ka krijuar një ekip që të mbledhë mbetjet inerte në qytet. Nga NPK Tetova thonë se qytetarë mund të lajmërohen në numrin fiks dhe ekipet e NPK-së do bëjnë mbledhjen e mbeturinave nga shtëpitë e qytetarëve.

“Apelojmë deri te të gjithë qytetarët që mbeturinat inerte të mos i hedhin nëpër trotuare dhe në vende jo të përshtatshme, sepse në këtë mënyre jo vetëm që e ndotim ambientin, por po i japim një pamje të keqe qytetit. Për të mos krijuar situata të tilla të pakëndshme ne kemi angazhuar një ekip të posaçëm që do të bëj bartjen e mbeturinave inerte nga shtëpia deri tek deponia e caktuar nga NPK-TETOVË. Të gjithë qytetarët të cilët kanë mbeturina inerte luten që të telefonojnë në numrin e telefonit 044 331 167, çdo ditë pune nga e hëna deri të premten prej Ora 07:00 – 15:00, dhe ekipi ynë do kujdeset që mbetjet inerte të vijë t’i marr deri tek banesa apo shtëpia juaj”, thotë Samet Bislimi, “NPK Tetova”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments