11.1 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeAhmeti: Ky bashkim garanton stabilitet, barazi dhe integrim, Baki: Të gjithë bashkë...

Ahmeti: Ky bashkim garanton stabilitet, barazi dhe integrim, Baki: Të gjithë bashkë për fitore!

Kandidati për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani, në kuadër të fushatës presidenciale ka vizuar sot Oden Ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Osmani tha se nëse zgjidhet President, do të krijojë një trup dhe këshill të rëndësishmëm shtetërorë për rritje ekonomike, të cilën  do ta udheqë Presidenti, ndrësa Osmani tha se në atë bord, do të jenë të përfshira  të gjitha partitë politike, nga i tërë spektri politik.

BUJAR OSMANI,KANDIDAT PËR PRESIDENT NGA BDI

“Ky bord ose trup drejtues, do të ket pesë grupe pune, një për administratë profesionale dhe instutucionale efikase, e dyta financa të qendrueshme, e treta digjitalizim, e katërta kapitali njerëzorë dhe e pesta infrastruktura. Në çdo grup pune, përveç përfaqësuesve, të të gjithë këtyre që i permenda, që do të jenë pjesë e bordit, do të ketë ekspertë ndërkombëtarë dhe do të ketë përfaqësues nga diaspora, njerëz të sukseshëm të integruara në rrjedhjat e shteve tjera, për t’i përcjellur eksperiencat e tyre”. 

Ndërkaq, Fronti Europian aktivitetet politike gjatë mbrëmjes së djeshme i ka vazhduar në Kumanovë.  Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, para banorëve të Kumanovës, tha se ky bashkim i forcave progresive garanton qëndrueshmëri, stabilitet, barazi dhe integrim

ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Ky front nuk është ndërtuar për një përdorim të përkohshëm por është ndërtuar për veprime të gjata. Po t’i thoshe dikujt se ne këtu ku jemi do të mbajmë tubim dhe do bëjmë kandidaturë për president, e po t’i thoshim dikujt se në kazermat e Mlladiçit ne do mbajmë tubim për president, do të thoshte ju jeni të marrë, por ja që jo vetëm tubim, por sa e sa vite këtu vepron dhe punon Universiteti i Tetovës, i cili u hap me gjak”.

Ndërkaq, bartësi i listës në njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët në komunën e Llozovës – fshati Dorfuli, ku shumica e banorëve janë turq.

Në fshatin Dorfuli profesor Baki mori edhe mbështetjen e të nominuarës  për oskar të filmit “Toka e Mjaltit”, Hatixhe Muratova. Ajo kërkon mbështetje dhe përkrahje masovike për Sylejman Baki.

Profesor Baki po ashtu ka pas takime edhe me qytetarët e Shtipit, të komunës së Karbincit, ku vizituan fshatrat Radanja, Kallauzli, Kuçicë dhe Përnali.  Njësia e 3-të zgjedhore është njësia më e madhe zgjedhore që ngërthen më shumë komuna në nivel republikan. Motoja kryesore e Bakit për zgjedhjet është: ”Të gjithë bashkë do të arrijmë fitoren më 24 prill dhe 8 maj”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments