14.9 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Maj, 2024
BallinaEkonomiNis pagesa e pagës minimale prej 18.000 denarëve.

Nis pagesa e pagës minimale prej 18.000 denarëve.

RRETH 80.000 PUNËTORËVE PAGA MINIMALE DO T`U RRITET PËR 2.800 DENARË


Prej sot fillon zbatimi i Ligjit për pagë minimale prej 18 mijë denarëve, këtë pagë do ta marrin rreth 80.000 punëtorë. Për rritjen e pagës minimale shteti do të ndajë 16 milionë euro nga Buxheti për ta mbuluar dallimin në kontribute deri në fund të vitit. Nga Qeveria shprehen optimist se rritja e pagës minimale do të ndikoj pozitivisht edhe mbi rritjen e pagave të tjera.

QEVERIA E RMV-së

“Është definuar se shuma e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57 për qind nga paga mesatare. Kjo do të thotë se rritja e pagës minimale në të ardhmen do të jetë e mundur pa ndërhyrje shtesë dhe presim që shumë shpejt të kalojë shumën aktuale të dakorduar. Gjithashtu, shteti do të subvencionojë pjesën lidhur me kontributet, gjë që lehtëson procesin për të gjitha palët”

Ndërkaq, nga Drejtoria për të Ardhura Publike u kanë bërë thirrje kompanive që prej ditës së sotme të aplikojnë për fitimin e ndihmës financiare për pagesën e pagës minimale.

DAP

“Punëdhënësit që dëshirojnë të përdorin ndihmë të këtillë shtetërore, për dorëzimin e MPIN, në fushën 3.23 duhet të vendos shifrën 405, për të punësuarit që kërkojnë ndihmë financiare. Punëdhënësit që tanimë kanë paguar pagën e marsit, dhe kanë kërkuar ndihmë financiare, poashtu mund të të realizojnë përmirësim me vendosjen e shifrës 103, vetëm për personat e punësuar që kërkojnë sigurimin e ndihmës financiare”

Ndërkohë, një pjesë e sindikatave kërkojnë harmonizim të pagave të tjera me pagën minimale gjë e cila çoi deri në protestë e cila u organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Lira, ndërsa Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë paralajmëroi grevë të përgjithshme nga 11 prilli. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments