11.7 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeNesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit – Qytetarët i bëjnë përgatitjet...

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit – Qytetarët i bëjnë përgatitjet e fundit

“Fillimi i Muajit të Ramazanit duket se do të gjej sofra të zbehura në shumë familje. Kjo për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, e posaçërisht atyre bazë. Qytetarët që anketuam për Alsat thanë se janë të detyruar të heqin dorë nga shumë ushqime pavarësisht dëshirës që në këtë muaj të shenjtë sofra e iftart të jetë më e begatë”, raporton gazetarja e Alsat, Melihate Rustemi.

“Shpresojmë ta kalojmë sa më mirë. Kush ka para do të blej, kush s’ka shëndet. Do të shohim çka janë më lirë, për ne që jemi me pensione të ulëta”, thotë një qytetar.

“Gjitha shtrenjtë janë, ku të shkosh shtrenjtë është, edhe nëpër markete edhe këtu”, shprehet një qytetar tjetër.

Shumë organizata humanitare tashmë kanë nisur shpërndarjen e pakove ushqimore për t’ju dal në ndihmë familjeve në nevojë. Organizatat që vizitoi Alsat thanë se këtë vit është rritur dukshëm numri i familjeve që kanë nevojë për ushqim.

“Kohën e fundit kemi shumë kërkesa. Ne e dimë para tre vjetësh si ka qenë dhe si është tani. Paketa ushqimore është si për nevojat e çdo famije, jo vetëm ushqim po edhe sende higjienike. Për më shumë në Ramazan që mund të bëjmë është që ato familje që nuk kanë mundësi le të lajmërohen, të paktën që mund të bëjmë është bukën edhe diçka në paket”, thotë Sevdail Bislimi “Bamirësia 2018”.

Përveç pakove ushqimore, organizatat në fjalë për çdo ditë të këtij muaji do të shpërndajnë bukë falas.

“Kemi me shpërnda bukë prej në 600 deri në 800 bukë për çdo ditë, 30 ditë Ramazan po edhe nji ditë Bajram, edhe 400 pako për familjarë të varfër që kanë nevojë për ndihma. Posaçërisht në Komunën e Likovës dhe Haraçinës ka shumë njerëz që kanë nevojë për ndihma, por shpresojmë që me kohë, sa të mundemi t’ua plotësojmë kushtet”, pohon Muhamedali Aliji “Mehmet Akif Ersoj”.

Dita e parë e Muajit të Shenjtë të Ramazanit do të nis të shtunën, më 2 prill, ndërsa dita e parë e Bajramit është më 2 maj./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments